Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë për protestën e 13 majit

Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët amerikan në Shqipëri për një protestë të madhe politike të planifikuar për më 13 maj 2016. Protesta sipas ambasadës, nis nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike e Shqipërisë dhe përfundon tek ndërtesa e kryeministrisë. Ambasada thotë se nga protesta preket edhe trafiku rrugor, ndërsa u kërkon qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm dhe të monitorin raportet e medias. Sipas deklaratës, “Ambasada e SHBA-së nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve apo interesave të SHBA”. Ambasada u kujtoj qytetarëve amerikanë se demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime. “Shmangni zonat e demonstratave dhe ushtroni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, protestave ose demonstrimeve. Tubimet e mëdha publike mund të ndikojnë në të gjitha arteriet kryesore hyrëse të qytetit”, thuhet në reagim.

Artikulli paraprakZGJEDHJET, DY PARTI 30 KANDIDATË PËR DEPUTETË ME TË NJËJTIN MBIEMËR
Artikulli tjetërPRIFTI GREK I MOHON NJË GRUAJE SHËRBIMIN FETAR SE ËSHTË SHQIPTARE