Ambasada e SHBA:Opozita protestë për mbetjet,kujdes
Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qytetarëve amerikanë që të jenë të kujdesshëm ditën e nesërme për shkak të protestës kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme. Të pa rrezikshme i ka cilësuar mbetjet Ambasada në njoftimin zyrtar duke shtuar se protesta e nesërme do të organizohet nga partia opozitare shqiptare. Ambasada Amerikane përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjen në aksin ku do të zhvillohet protesta. “Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët e SHBA-së se partia opozitare shqiptare po organizon një demonstratë kundër importit të mbetjeve jo të rrezikshme në Shqipëri, të planifikuar për të filluar të shtunën, më 1 tetor, në orën 11:00. Protestuesit pritet të mblidhen në afërsi të qendrës Tajvan, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. Një turmë e madhe e protestuesve është parashikuar që të rëndojë trafikun. Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të jenë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime”,thuhet në njoftim.