Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku pas triumfit ndaj kundërshtarit ukrainas një natë më parë.

Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada uron Markun si kampion për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion”, shkruan ambasada.

Artikulli paraprakBANKAT SHTYJNË AFATIN E SHLYERJES SË 60% TË KREDIVE, RISHIKOHEN 35% TË KREDIVE TË FASONËVE DHE FABRIKAVE
Artikulli tjetërKËSHILLI I AMBASADORËVE SHQIPTARË THIRRJE SERBISË: NDALONI RETORIKËN KONFLIKT-NXITËSE DHE PËRSHKALLËZIMIN E TENSIONEVE NË KOSOVË