Ambasada e SHBA-së ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin, ndërsa bën thirrje për reflektim.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin.
Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata” shkruan ambasada e SHBA.