Ambasada e SHBA ka reaguar menjëherë pas vendimit të marrë pak çaste më parë, për heqjen e mandateve për dy deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, si dhe për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.
Ambasada e SHBA e ka mirëpritur vendimin në fjalë, duke e cilësuar këtë si një fitore për popullin shqiptar. Sipas ambasadës, vendimi është një paralajmërim për kriminelët që duan të kandidojnë. “Të inkriminuarit nuk mund të përfaqësojnë shqiptarët”, bën me dije më tej Ambasada e SHBA-së.