Ambasada shqiptare në Mal të Zi thotë se ka siguruar avokat mbrojtës për tre shqiptarët e dhunuar barbarisht në qytetin Herceg Novi. Në reagim thuhet se ka kërkuar nga autoritetet përkatëse zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve.

Reagimi:
Ambasada e Shqipërisë në Malin e Zi po ndjek nga afër ngjarjen e pasdites së sotme, ku tre shtetas shqiptarë janë dhunuar në zonën e Zelenika-s, pranë qytetit Herceg Novi. Që prej momentit të parë kur jemi njoftuar, jemi vënë në kontakt me shtetasit, i kemi marrë në mbrojtje dhe po i ofrojmë çdo shërbim të nevojshëm, përfshirë edhe atë ligjor. Një përfaqësues i ambasadës ka udhëtuar drejt zonës, ndërsa kemi kërkuar nga policia dhe autoritetet ligjzbatuese zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimim e autorëve. Shtetasit shqiptarë të asistuar nga ambasada kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve policore malazeze.

Artikulli paraprakDHUNIMI I 3 SHQIPTARËVE, POLICIA MALAZEZE: JANË IDENTIFIKUAR 3 AUTORË TË DYSHUAR!
Artikulli tjetërAKSIDENT NË MALËSI TË MADHE, MAKINA PËRPLAS 41 VJEÇARIN