Ambasadori amerikan Donald Lu zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e kësaj partie.
Takimi që nisi rreth orës 15:00 dhe mbaroi në 15:30 erdhi pak orë pas protestës që PD zhvilloi sot në Tiranë dhe në disa pika të tjera në rrethe duke bllokuar qarkullimin per nje ore. Përshkallëzimin e protestave, kryetari i opozitës Lulzim Basha, e cilësoi paralajmërim për qeverinë ndërsa tha se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, është e pakthyeshme deri në plotësimin e kauzës për zgjedhje të lira. Referuar protestës dhe krizës politike në qendër të diskutimit mes palëve është zgjidhja e situatës. Nesër do të vijnë në Tiranë edhe dy negociatorët europianë në përpjekjen e fundit për të zgjidhur krizën politike.