Ambasadori amerikan Donald Lu mori pjesë në inagurimin e përfundimit të punimeve në shkollën speciale “3 dhjetori” në qytetin e Shkodrës.
Ambasadori pasi preu shiritin dhe zbuloi pllakatën solli shembullin e një kushëririt të tij. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi përveç falenderimeve për ndihmën e amerikanëve tha se institucioni që drejton nuk ka mundësi për investime të tilla madhore për shkak të pamundësisë nga buxheti i qeverisë. Drejtorja e shkollës speciale “3 dhjetori” u shpreh e lumtur për këtë investim. Rikonstruksioni dhe ndërtesat e reja në shkollën “3 dhjetori” kushtuan 450 mijë dollar amerikan. Ambasadori Lu vizitoi mjediset e shkollës si dhe mori pjesë në koncertin artistic të fëmijëve.