Emigracioni i të rinjve shqiptar drejt Britanisë së Madhe vijon që të mbetet një shqetësim. Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith gjatë Festës Britanike të Çajit në Shkodër deklaroi se mbi dy të tretat e të rinjve synojnë të largohen nga Shqipëria. Ambasadori Smith tha se Britania përmes disa programeve ka mbështetur të rinjtë në veri për punësim e shkollim por sërish emigracioni është dëshira e tyre.
Për shkak të trafikut të qënieve njerëzore që në veriun e Shqipërisë vijon që të jetë problem, Ambasadori Smith tregoi për disa masa për emigrantët e kthyer nga Britania e Madhe.
Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci tha se prania më e madhe me projekte e Britanisë së Bashkuar në zonën e veriut po hap perspektiva të rëndësishme për të ardhmen sa i përket investimeve britanike.
Sfidat tha ministri për pushtetin vendor Arbjan Mazniku dhe ministrja për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali është që emigrimi të ndalet duke zhvilluar qytetet e Shqipërisë.
Veriu i Shqipërisë vijon të mbetet me numrin më të lartë të emigrantëve në Britaninë e Madhe por edhe shtete të tjera të Europës për shkak të pamundësive ekonomike dhe një jetese më të mirë.