“Vendet e Ballkanit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre kombëtare nga emigrantët që po vijnë nga Lindja e Mesme”.

Kështu shprehet ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Dirmitar Arnautov. Diplomati bullgar thotë se duhet një zgjidhje e përbashkët ndaj Ballkani ndodhet në një situatë të vështirë me emigrantët. “Nuk jemi në situatë të mirë. Situata është e brishtë dhe kërkon shumë kujdes dhe shumë vëmendje ndaj çdo fjale që thuhet nga faktori ndërkombëtar. E kuptoj pyetjen tuaj në kontekstin e mbylljes së rrugëve të emigrantëve nga Lindja e Mesme. Çdo shtet ballkanik që është në këtë rrugë po ndjen shqetësime për sigurinë e vet kombëtare. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë ndjenjën e solidaritetit dhe duhet të mendojmë për përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e njerëzve që janë në nevojë. Prandaj them që ndodhemi në një situatë të vështirë dhe ky nuk është vetëm mendimi im por i të gjithë vendeve të ballkanit dhe të gjithë unanimisht presim një zgjidhje europiani të këtij problemi”. I pyetur se ku do shkojnë emigrantët nga Lindja e Mesme ambasadori i Bullgarisë lë të kuptohet se mbyllja e rrugës nga vende si Maqedonia, Serbia apo edhe Greqia është një sinjal se nuk kanë vend në shtetet e Ballkanit ndërsa shpreson një zgjidhje në samitin e 17-18 marsit që shihet si pikëtakimi i zgjidhjes mes BE dhe Turqisë, shtet që ka peshën më të madhe të këtij eksodi. “Ne nuk kemi ku t’i çojmë sepse pasi u mbyllën rrugët ballkanike për emigrantët e Lindjes së Mesme ishte një sinjal që këto emigrant nuk mund të vijnë më dhe s’mund të vazhdohet kështu sepse ballkani ka problemet e veta. Kështu ne të gjithë presim mbledhje e drejtuesve të lartë europian me 17 mars ku do të bëhet marrëveshje me Turqinë për një zgjidhje kardinale të këtij problemi”. BE do t’i besojë Turqisë një fond ekstra prej 3 miliard eurosh per menaxhimin e strehimit të refugjatëve ndërsa edhe bashkimi europain ka kërkuar disa kushte dhe paramisht është rënë dakord. Kjo do lehtësojë edhe rrugët e antarsimit të Turqisë në BE përmes zgjidhjes së çështjes të emigrantëve që po synojnë vendet e ballkanit ku edhe Shqipëria është e rrezikuar.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË ANKARA, RAPORTOHEN MBI 35 TË VDEKUR
Artikulli tjetërSHKRELI: SHKODRA S’KA MUZE DHE VENDE DËSHMIE SIÇ DUHET