Kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin europian të futbollit, ambasadori i Bullgarisë Dirmitar Arnautov e quan një sukses jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë Ballkanin duke lënë më të veçaur Rumaninë apo Turqinë që po ashtu janë shtete ballkanike që do marrin pjesë në europianin e Francës.
“Ne i mbështesim fqinjët tanë. Ne i mbështesim gjithmonë vendet e rajonit tonë dhe ky është sukses jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë ballkanin”. Ambasadori bullgar ndoqi ndeshjet finale të turneut ndërkombëtar të boksit “Memorial Vllaznia 2016” ku mori pjesë edhe Bullgaria duke e vlerësuar si turne.“Është e padiskutueshme që sporti është një kauz që i bashkon njerëzit. Nuk ka shumë rëndësi se kush ka fituar dhe kush ka fituar por që mes vendeve pjesëmarrëse ka larmi dhe dëshirë për miqësi. Sporti është një disiplinë që edukon njerëzit dhe ndihmon që të kapërcehen paragjykimet e vjetra dhe të sjellemi me njëri-tjetrin sit ë qytetëruar. Kjo është me shumë rëndësi në ditët tona kur e gjitha bota po përjeton një krizë globale. Në këtë kuadër unë duhet të përshëndes organizatorët shqiptar të këtij turneu që punojnë me këtë aktivitet që të promovojnë këto vlera të përvitshme njerëzore si dhe të promovojnë bashkëpunimin mes shteteve dhe ky turne është në këtë kuadër”. Diplomati bullgar tha se është kënaqësi që Bullgaria ka një kampion bote në mundje si shkodrani Elis Guri. “Atë që ju thatë është fakt dhe tregon atë që thashë pak më parë, sporti i miqëson njerëzit, spori i disiplinon njerëzit që të largojnë mendimet e vjetra dhe të mendojmë për të ardhmen. Është një kënaqësi që kemi një kampion të madh bote si Elis Guri që na nderoi ne por edhe qytetit dhe shtetin tuaj shqiptar”.