Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu teksa ka mbajtur një fjalim në një konferencë të Qendrës “Marshall” në Tiranë mbi luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, ka thënë se do të përfundojnë në burg të gjithë ata të inkriminuar të cilët do të tentojnë të hyjnë në politikë, duke cituar edhe Al Caponen.
Sipas Lu ky është një paralajmërim për të inkriminuarit, pasi popullit shqiptarë i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët në politikë. Lu ka shtuar se Shqipëria do të jetë e suksesshme vetëm me ndihmën e partnerëve ndërkombëtar, por nga ana tjetër ai ka theksuar se situata e krimit të organizuar në Shqipëri është shumë e rëndë duke cituar këtu Emiliano Shullazin, ku Lu tha se, në Shqipëri ata që akuzohen për drogë rrallë përballen me akuzat. Lidhur me Reformën në Drejtësi, Lu është shprehur se ajo do të ndëshkojë të inkriminuarit dhe se FBI do të trajnojë të gjithë ata që do të hetojnë krimin e organizuar e korrupsionin, duke zgjidhur pandëshkueshmërinë. Ambasadori amerikan ka sjellë në kujtesë rastin e Al Capone-s në Çikago, i cili tha se ka kriminelë të tillë edhe në Shqipëri, por ata duhet të luftohen dhe të shkatërrohen kështu edhe organizatat kriminale. Nga ana tjetër, Lu ka theksuar domosdoshmërinë e pastrimit të radhëve të gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar në sistemin e drejtësisë. “Rrezikojmë që për shumë vite akuzat për vrasje, korrupsion, trafik kanë qenë shumë të vështira dhe niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Ka kriminelë të fuqishëm që kanë lidhje politike ndonëse kanë kryer vrasje.Një nga këto raste është ai i trafikantit Emiljano Shullazi, i cili prëj shumë vitesh është akuzuar për vrasje, trafik droge, por vetëm kohët e fundit u arrestua. Duhet të përballemi me faktin se ata duhet të arrestohen, duhet të sekuestrohen paratë e pista. Në Shqipëri duhet të punohet shumë ndaj luftës ndaj korrupsionit pasi situata është kaotike. Qytetarët janë të gatshëm që këta persona të korruptuar ti largojnë nga politika dhe qeverisja. Edhe ne në SHBA e kemi patur këtë problem në kohën e Al Kapones. Kur më në fund u arrrestua, ai kishte një pasuri prej qindra miliona dollarësh të përfituar nga prostitucioni, bizhozi dhe kontrabanda. Por ai ja kishte hedhur sistemit të drejtësisë falë lidhjeve që kishte me policinë, drejtësinë dhe Bashkinë. Përpjekjet e suksesshme për të hequr vrasësit, trafikantët dhe përdhunuesit nga parlamenti dhe organet vendore do të kenë një efekt në uljen e mosndëshkueshmërisë për bosët e krimit. Ky është një paralajmërim për kriminelët që duan ti bashkohen politikës. Nuk mund ta bëjnë këtë, do të përfundojnë në burg. Kjo do të stabilizojë situatën problematike në vend, sidomos BKH që do jetë një nga institucionet e rëndësishme. Ky është një angazhim që SHBA do ta mbështesin duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe drejtorin e FBI. Do të ngrihet një grup serioz hetimi, ata do të bëjnë trajnimet më të mira me axhentët e FBI për të siguruar që ata do ta kryejnë mirë punën dhe do të mbikëqyren në punën e tyre. Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar. Kjo është reformë për shqiptarët pasi ne duam ti mbështesim, pasi Shqipëria do të jetë e suksesshme në këtë drejtim” tha Lu