BERNARD FITOUSSI: NË PARLAMENTET TË FLITET MË SHUMË E TË BËRTITET MË PAK. Ambasadori francez në Shqipëri Bernard Fitoussi deklaroi nga Shkodra se lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet bërë pa kompromis.
Ambasadori francez foli pas një takimi me kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka duke thënë se Shqipëria duhet ta gjejë rrugën e dialogut politik si e vetmja mundësi për antarsimin në Bashkimin Europian. I pyetur për seancën parlamentare ku pati debate të forta mes opozitës e mazhorancës për çështjen e deputetit Tom Doshi, ambasadori francez tha se Parlamenti është një vend ku më shumë duhet të flitet e jo të bërtitet. Ambasadori francez do të jetë në një vizitë dy ditore në qytetin e Shkodrës.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/KI829Z-lU3o?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]