Ramush Haradinaj po mbahet në Francë për shqyrtimin e akuzave të reja të ngritura nga Serbia.
Ambasadori francez në Prishtinë shpjegoi se çështjet nuk kanë të bëjnë me akuza për të cilat ai është shpallur i pafajshëm nga gjykata ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për degën e Prishtinës, Avni Arifi, sipas të cilit Gjykata e Colmarit në Francë duhet të informohet se në Kosovë nuk ka pasur luftë pas vitit 2004. Deklaratatat e ambasadorit francez u bënë gjatë një bashkëbisedimi me studentë, ku komentoi edhe kushtet e liberalizimit të vizave për Kosovën.