Ambasadori gjerman Oliver Owcza, është përballur me një sulm të dhunshëm gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor ditën e sotme.
Studentët palestinezë në Universitetin Birzeit pranë Ramallah shënjestruan diplomatin, duke i hedhur gurë drejt tij. Incidenti ndodhi kur Owcza mbërriti në Muzeun e Palestinës, i vendosur brenda kampusit universitar. Videot e publikuara në internet tregojnë momentin kaotik, ku studentët bërtasin dhe kërkojnë largimin e tij Ndërsa situata u përshkallëzua kur ata vunë në shënjestër makinën e ambasadorit dhe hodhën sende të forta.
Gjermania, tradicionalisht mbështetëse e Izraelit, ka mbrojtur gjithashtu të drejtat e palestinezëve dhe nevojën për një zgjidhje të konfliktit që përfshin krijimin e një shteti palestinez. Ndërkohë që Berlini nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen.