Policia në Brazil ka deklaruar se ambasadori grek Kyriakos Amiridis është vrarë nga një polic, i cili kishte një lidhje me gruan e diplomatit.

Policia thotë se gruaja e ambasadorit, Francoise Amiridis, komplotoi vrasjen me të dashurin e saj. Policia ka ndaluar Sergio Gomes Moreira Filho sëbashku me një kushëririn e tij, Eduado Melo dhe me gruan e ambasadorit. Melo thuhet se është paguar 25 mijë dollarë për të vepruar si vëzhgues. Kyriakos Amiridis ishte zhdukur që prej të hënës. Ndërsa trupi i tij u gjet në një makinë të djegur në periferi të Rio de Janeiro të enjten.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË BAGDAD, 21 TË VDEKUR DHE 40 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërITALI, HETOHET INFERMIERJA SHQIPTARE, DHUNONTE TË MOSHUARIT E SËMURË