Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasadori Soreca me anë të një reagimi në rrjetet sociale ku shkruan se ka folur me Krajën rreth sfidave të SPAK.
“Folëm për sfidat e SPAK si institucion i ri. Kemi shkëmbyer gjithashtu mendime për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese” shkruan Soreca.
Luigi Soreca ka qenë një nga mbështetësit me të mëdhenj të Reformës në Drejtësi që vijon të zbatohet në Shqipëri.