Ambasadori i Shqipërisë për Bashkimin Evropian, Silvio Gonzato është shprehur se synimi kryesor është pakthyeshmëria në reformën e drejtësisë. Në një seminar mbi “Drejtësia e përbashkët” e organizuar nga ‘Friends of Europe’ u mblodhën përfaqësues të OSHC nga Ballkani Perëndimor ku diskutuan reformat që duhen ndërmarrë në këtë fushë.

Pas seminarit, përmes një postimi në platformën “X”, Silvio Gonzato bëri thirrje Parlamentit se duhet t’i sigurojë anëtarëve të rinj të drejtësisë pavarësi dhe profesionalizëm për të përmbushur reformat në këtë drejtim.

“Pakthyeshmëria e reformës në drejtësi duhet të jetë synimi ynë. Për këtë duhen institucione të fuqishme gjyqësore të pavarura, ku shoqëria civile të luajë plotësisht rolin e saj. Rinovimi i anëtarësimit në këto institucione është kyç dhe Parlamenti duhet të sigurojë që anëtarët e rinj të japin garancitë e nevojshme përsa i përket pavarësisë dhe profesionalizmit”, shkruan ai.

Artikulli paraprakSUNDIMI I LIGJIT, BALLA: VIJON ME SUKSES GODITJA E FENOMENIT TË ARMËMBAJTJES PA LEJE
Artikulli tjetërAKSIDENT NË KURBIN, MBETET I LËNDUAR DREJTUESI I ÇIKLOMOTORIT