Ambasadori i Hungarisë në Shqipëri, Lorant Balla është shprehur i zhgënjyer për shtyrjen e negociatave për Shqipërinë.
“Jemi te zhgënjyer për mos hapjen e negociatave dhe që Shqipëria duhet të presë. Shqipëria ka një të kaluar europiane dhe histori europiane. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje për shqiptarët. Vetëm së bashku mund të zgjidhni problemet”, u shpreh Balla.