Ambasadori Katarit në Shqipëri, Ali Bin Hamad Al-Mari ka parë nga afër dëmet e tërmetit dhe ka qenë prezent në shpërndarjen e ndihmave emergjente.
Ai tashmë ndodhet në Shijak duke shpërndarë ndihmat e nevojshme për të gjithë banorët që kanë nevojë.
Gjithashtu ka pohuar se do marrë pjesë në disa projekte për rikonstruksionin dhe ndërtimin e shtëpive në bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana shprehet falenderues për praninë e Ambasadorit duke e quajtur mik i popullit tonë.
Ai thekson se gjithmonë kemi pasur një bashkëpunim dhe përkrahje. Dhe në këto ditë të vështira që po kalon Shijaku është plotësisht mirënjohës ndaj Z. Ambasador për praninë e tij sot.
Gjithashtu Elton Arbana thekson:
“Një nga partnerët tanë më filantropik përmes Chatar Charity ka investuar për Qendrën Shëndetësore Shijak dhe në të ardhmen na premtoi se do të kontribojë për Shijakun”, ka thënë Arbana.