Kryeministri dhe ministri për diasporën dhanë çmimin apo titullin (nuk e di saktësisht si quhet) “ambasador i kombit”,
për disa pjesëmarrës në takimin (jo shqip i thanë “samit”) e fundit kushtuar diasporës (“mërgata” në shqip).
Kartonin e këtij çmimi e kishin mbushur me një tekst, të cilit i mungonte autorësia. Ishin marrë nga pasaporta e kohës së Mbretit Zog.
Veprim për t’u përshëndetur, por pse u dukej e tepërt t’ia përmendnin emrin ish kryetarit të shtetit shqiptar dhe ta linin si tekst anonim?!
Interesant se vlerat dinë nga t’i marrin, por nderimin ceremonial e shfaqin vetëm te yjet e kuq komunizmit, brigada e batalione të formuara nga Miladini e Dushani.
Normalisht asgjë patriotike e kombëtare nuk mund të gjenin nga sundimi gjakatar kriminal internacionalist proletar të Enver Hoxhës, të mbushur citate për “popujt vëllezër jugosllavë, sovjetikë e kinezë”, apo Marksin, Engelsin, Leninin, Titon, Hrushovin, Stalinin, Mao Ce Dunin, etj.
Në faksimile, majtas titulli i ndarë dje dhe djathtas faqja e dytë e pasaportës së kohës së Mbretit Zog, me të cilën mund të shëtisje gjithë botën, ndësa në SHBA mund të shkoje pa vizë.