Në konferencën e zhvilluar me temë “Kostot e Demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”, ka marrë fjalën edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Dunkan Norman. Ai tha se edhe pse ka pasur përmirësime të vazhdueshme vullneti i popullit shqiptar ende nuk por respektohet plotësisht.
“Fenomene negative kanë vijuar si keqpërdorimi i institucioneve publike, intimidimi i votuesve, aksesi në media i partive të vogla apo dhe blerja e votës. Vazhdon të ketë mungesë transparence sa i përket financimit të partive politike. Zgjedhjet e 2021 do të jenë sfiduese, jetike, një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian”, deklaroi ndër të tjera ai.