RAUNIG MERR PJESË NË EKSPOZITËN “NË SYTË E MI”, PROJEKT I OSBE. Ambasadori i OSBE në Shqipëri Florian Raunig ka qenë i pranishëm në shkollën e mesme “Sherif Hoxha” në qytetin e Koplikut.

Në inaugurimin e ekspozitës fotografike “Në sytë e mi”, kryetari i Bashkisë Koplik Ramadan Lika i uroi mirëseardhjen ambasadorit të OSBE. Ekspozita “Në sytë e mi” ishte pjesë e projektit të zhvillimit të medias të OSBE. Qyteti i Koplikut erdhi përmes 17 fotografive duke fiksuar kafet plot të qytetit, të rinjtë që nuk kanë vende argëtimi, tregjet e dyqanet që nuk shesin, gratë në moshë të thyer që mbajnë familjet apo punimet e artizanatit.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/ejlC-P8cHVg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBUNDESLIGË, BAYERN GABON SËRISH
Artikulli tjetërHAPET RRUGA SHKODËR-VAU DEJËS