Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së, Guido De Sanctis. Në postimin e bërë nga diplomati, shprehet se është diskutuar mbi prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila është e pranishme jo vetëm në institucionet shqiptare, por edhe në vetë shoqërinë në implementimin e reformave. Në fund, pas falënderimeve, Guido De Sanctis shprehet se pret një bashkëpunim të madh mes OSBE-së dhe Shqipërisë.

“Kam kënaqësinë që takova sot Kryeministrin Edi Rama dhe të diskutojmë me të, OSBE në Shqipëri gjithnjë e pranishme për institucionet dhe shoqërinë e Sqhipërisë në rrugën e Reformave. Faleminderit për mirëpritjen në Shqipëri dhe presim një bashkëpunim të madh”, shkruan Ambasadori Guido De Sanctis.

Guido De Sanctis erdhi në Shqipëri në dhjetor të 2022.

Artikulli paraprakPËRMBYTJE NË KOSOVË, RAMA: TRUPAT DHE MJETET E FORCAVE TË ARMATOSURA DREJT KOMUNAVE ME PROBLEME
Artikulli tjetërLUFTA NË UKRAINË DHE KËRCËNIMI RUS, MACRON RRIT ME 40% BUXHETIN USHTARAK TË FRANCËS