Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas diskutimeve në Ambasadë për çështjen e Asociacionit ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të dakordësuara në kaudër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai tha se takimi i sotëm ishte një seancë dëgjimore, në të cilën palët e ftuara kanë ndarë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre sa i takon kësaj teme.

“Sot mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirënjohës për aktorët e ndryshëm të pranishëm, për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizave të tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, ka shkruar Hovenier.

Artikulli paraprakI ARRESTUARI PËR TRITOLIN NDAJ POLICIT: NUK JAM UNË AUTORI
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU SPAHIA TAKIM ME DEPUTETIN HENRY SMITH MP NË PARLAMENTIN BRITANIK