Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci zhvilloi një vizitë në Shkodër duke qenë i pranishëm në disa institucione të ndryshme sëbashku me kryetarin e bashkisë Bardh Spahia. Ambasadori italian u ndal edhe tek shtëpia familje për fëmijët jetim e cila u ndërtua para afro tre vitesh ndërsa hapi dyert në prillin e vitit 2022. Ambasadori tha se projektet e qeverisë italiane në Shkodër do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia falenderoi ambasadorin italian për mbështetjen e kësaj Casa Familja ndërsa tha se kanë biseduar edhe për gjendjen aktuale.

Shtëpia Familje është pjesë e aktiviteteve kryesore të parashikuara nga projekti “Komuniteti i së ardhmes: ndërhyrje për përfshirjen sociale dhe në punë për jetimët e Shkodrës”, një projekt 3 vjeçar, i realizuar nga shoqata IPSIA-ACLI, në bashkëpunim me partnerë të rëndësishëm si Bashkia Shkodër, Universiteti i Bolonjës, Qendra Rinore Arka, promovuar e financuar nga fondet e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim,. Ky projekt kap vlerën e 230 mijë eurove i financuar plotësisht nga qeveria italiane. Aktualisht janë 6 fëmijë jetim ndërsa kapaciteti maksimal është për 8 të tillë.

 

Artikulli paraprakBANORËT: INVESTONI NË RRJETIN ELEKTRIK TË DAJÇIT
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR MIRËNJOHJE PËR MUNDËSIN ELJAZ GURI