Ambasadori Italian në Shqipëri Fabrizio Bucci ka deklaruar nga Shkodra se vendi ynë deri më tani i ka plotësuar një pjesë të kritereve që Bashkimi Europian ka kërkuar, ndaj për këtë gjë ambasadori Italian thekson se brenda këtij viti ka besimin se BE do të hap negociatat.
Ndër të tjera ambasadori theksoj se Shqiperia duhet të punojë fort që reforma në drejtësi të funksionoj ashtu siç duhet pasi është një ndër kriteret bazë të integrimit të Shqipërsië në BE.
Këto deklarata ambasadori Italian Fabrizio Bucci i dha në një takim me studentët e fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë të universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”