Nga Shkodra, ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci i bëri thirrje klasës politike shqiptare që të shmang dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Sipas ambasadorit nevojat e qytetarëve janë shërbimi ndaj tyre dhe plotësimi i kushteve për integrimin në Bashkimin Europian.

Sa i takon zgjedhjeve vendore të 14 majit dhe situatës brenda opozitës ambasadori italian tha se zgjedhjet janë një ditë e rëndësishme për shqiptarët dhe se mazhorancës i duhet një opozitë e fortë në Parlament.

Deklaratat e Ambasadorit të Italisë, u bënë gjatë vizitës së këtij të fundit në Shkodër ku është takuar me Kryetarin e Bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke parë nga afër një sërë investimesh itailiane në këtë qytet.

 

Artikulli paraprakPD NJOFTON PROTESTËN E RADHËS, JA KUR DO TË MBAHET
Artikulli tjetërRRUGA “MUSTAFË DAIJA”, MISIONARI QË PAJTOI MBI 1 MIJË GJAQE