Ambasadori italian takon Dervishajn: Presim projekte për samitin e Romës .Taksa, “Ka shqetësime në Bari e Brindisi’
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë Alberto Cutillo. Ministri Dervishaj i kërkoi Ambasadorit Cutillo zbatimin e plotë të dekretit të heqjes së taksës “fikse”,në gjithë pikat doganore italiane, pasi ka shqetësime nga “Shoqata e Transportuesve” se në Portin e Barit dhe atë të Brindisit masa nuk po aplikohet. Nga ana e tij ambasadori Cutillo tha se ky shqetësim do të marrë zgjidhje brenda pak ditëve, kur dekreti për taksën “fikse”, të publikohet në fletoren zyrtare bashkë me disa akte nën ligjore. Në takim u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimin për zhvillimin e Transportit Detar dhe potencialin e madh që mund të luajë ky sektor në ekonominë e vendit. Transporti hekurudhor ishte një tjetër pikë e diskutimit, ku Cutillo shprehu gatishmërinë e dhënies së asistencës teknike dhe financiare nga pala italiane. Ministri Dervishaj dhe ambasadori Cutillo u ndalen edhe te Procesi i Berlinit, duke e vlerësuar si një nismë të rëndësishme për zhvillimin e rajonit të Ballkanit. Ambasadori Cutillo tha se pala italiane mirë pret projekte konkrete në fushën e Transportit dhe Infrastrukturës për ti diskutuar dhe në samitin e Romës që do të mbahet në Qershor 2017