Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo zhvilloi paraditen e së enjtes një takim në mësuesit dhe nxënësit e seksionit dygjuhësh në ambientet e gjimnazit “28 Nëntori”.
Cutillo u shpreh i kënaqur për kushtet që ofron shkolla si dhe nivelin e përvetësimit të gjuhës. I pyetur në lidhje me situatën e kanabisit në Shqipëri, Cutillo nuk preferoi ta komentonte këtë çështje. Gjatë takimit në ambientet e gjimnazit, nxënësit e prezantuan ambasadorin me klasat e seksionit dygjuhësh si dhe me fotografi e materiale nga shkolla.