Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Bashkinë Vau Dejës.

Gjatë kësaj vizite, ambasadori është pritur në një takim zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila. Gjatë këtij takimi, kryetari Hila, ka falenderuar ambasadorin për kontributin qe qeveria japoneze ka dhene për këtë zonë, pasi Bashkia Vau Dejës është bërë përfituese e shumë projekteve. Nga ana e tij, ambasadori Ito, ka vleresuar këtë bashkëpunim, duke e cilësuar këtë vetem sin je fillim të projekteve të përbashkëta ku përfitues do të jene banorët e kësaj zone.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, është zhvilluar edhe ceremonia e inagurimit të rehabilitimit të dy shkollave në territorin e Bashkisë Vau Dejës, shkollës së Hajmelit dhe asaj në qedër të Bashkisë Vau Dejës. Qeveria Japoneze, u ka ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në Shqipëri qysh prej vitit 1998, përmes financimit të mbi 16 projekteve të fokusuar në rinovimin, rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave publike kryesisht në zona të thella malore.

Artikulli paraprakKRIMI EKONOMIK MËSYN NË FABRIKËN E PIJEVE
Artikulli tjetërFONDI I BIBLIOTEKËS UNIVERSITARE