Ambasadori I Kinës në vendin tonë , Zhou Ding zhvilloi një vizitë në shtëpinë e fëmijës shkollor 6-16 vjeç në qytetin e Shkodrës. Këtë vizitë e bëri në kuadër të 1 qershorit, festës së fëmijëve. Ambasadori kinez, Zhou Ding tregon se përmes këtij bashkëpunimi të ri me shtëpinë e fëmijës shkollor, do të krijohen kushte më të mira për fëmijët resident në këtë institucion.
Drejtori I shtëpisë së fëmijes shkollor Shkodër, Gëzim Mahmudaj e sheh si mjaft të rëndësishme këtë vizitë dhe mundësine e bashkëpunimit të mëtejshëm ambasadën kineze në Tiranë.
Më pas drejtori I shtëpisë së fëmijës shkollor Gëzim Mahmudaj i ka dhënë cerifikata mirënjohje ambasadës kineze në Tiranë dhe shoqatës kultuore Shqipëri-Kinë.