Ambasadori Lu 40 minuta takim me Ramën në Kryeministri
Për të dytën ditë rradhazi, Ambasadori amerikan i është drejtuar Kryeministrisë, por kësaj rradhe për një takim me kryeministrin Edi Rama i cili sapo është kthyer nga një vizitë në Kosovë. Për rreth 40 minuta ata kanë biseduar kokë më kokë. Në qendër të diskutimeve mendohet të jetë konflikti i hapur mes Ambasadorit amerikan dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë mbrëmë, Lu pati një takim dhe me kreun e Shtetit Bujar Nishani. 24 orë më parë, Lu dhe Llalla u përfshinë në polemika lidhur me ecurinë e reformës në drejtësi si dhe për refuzimin e vizës amerikane për kryeprokurorin nga ambasada e SHBA. Lu ishte në Kryeministri edhe një ditë më parë, ku takoi Drejtoren e Kabinetit të Kryeministrit, Vali Bizhga, ndërsa kryeministri Rama ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.