Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Leonard Demit nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.

Demi pritet të pasohet në këtë post nga ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi.

Ajazi dha dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe pak ditë më vonë u propozua nga Kryeministri Edi Rama si ambasador i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut. 

Artikulli paraprakMJEKËT E URGJENCËS SË QSUT JAPIN DORËHEQJEN
Artikulli tjetërSI SHPALLEN EMERGJENCAT? VENDIMI I QEVERISË “NANO”; SHTETI PAGUAN PËR TË GJITHA