Ambasadori rus në Tiranë: Jam i shqetësuar, s’kemi siguri në godinë
Pak orë pasi ISIS deklaroi se ka në shënjestër të sulmeve disa seli diplomatike ruse nëpër botë, duke përfshirë edhe Ambasadën e atij vendi në Tiranë, Ambasadori Aleksandër Karpushin thotë se është i shqetësuar. Ai kërkon ndihmën e organeve ligjvënëse për të garantuar sigurinë dhe jetën. Diplomati rus shprehet se godina ku ndodhet aktualisht ambasada është me qera dhe Moska i kërkon shtetit shqiptar të plotësojë detyrimin për t’i dhënë Rusisë 18 mijë metra katror tokë për të ndërtuar një ambasadë të sigurt.