Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i bën thirrje politikës shqiptare të finalizojë emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një mesazh publikuar nga Delegacioni i BE në “Facebook”, Soreca thekson se autoritetet shqiptare duhet të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës.

“Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. #BE 🇪🇺 vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferences së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë #Shqipërisë 🇦🇱 në rrugën e saj të pranimit në BE”, shkruan ambasadori Soreca.

Artikulli paraprak“VENDOSËM DISA PIKETA…”! RAMA TAKON PRESIDENTIN E AZERBAJXHANIT: JA ÇFARË DISKUTUAM PËR ÇËSHTJEN E RAFINERISË SË BALLSHIT
Artikulli tjetërMACRON TELEFONON PUTIN-IN: KEMI ANALIZAT, NAVALNY U HELMUA ME NOVICHOK, TË HIDHET DRITË MBI TENTATIVËN E VRASJES