Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Murat Ahmet Joruk deklaroi nga Shkodra se situata në botë si pasojë e konflikteve të ndryshme të kujton atmosferën e përgjithshme të para luftës së dytë botërore.

Ambasadori turk në këtë deklaratë të fortë që e bëri gjatë një iftari të shtruar për muajin e madhërueshëm të Ramazanit kërkoi që mençuria të triumfojë në mënyrë që të mos përjetojmë të njëjtin ankth si 80 vite më parë të luftës së dytë botërore.

Përfaqësuesi i myftinisë Lavdrim Hamja dhe drejtori i shoqatës Istanbul në Shkodër Ridvan Seferaj treguan se është e nevojshme vëllazërria me njëri-tjetrin

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe prefekti i qarkut Çesk Millja dhanë mesazhin e tyre

Ky iftar u shtrua nga bashkia e Yskydar në Turqi në bashkëpunim me shoqatën “Istanbul”, myftininë dhe bashkinë Shkodër.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 28.05.2019
Artikulli tjetërVELIPOJA ÇEL SEZONIN ME 2 QERSHOR