NË NJË VIZITË NË SHKODËR TAKOHET ME KRYEBASHKIAKUN LUKA. Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri Christoph Graf në një vizitë në qytetin e Shkodrës,

fillimisht është ndalur në një takim me kryetarin e Bashkisë Lorenc Luka. Kryebashkiaku i uroi mirëseardhjen dhe e falenderoi për projektet e financuara nga qeveria zviceriane në Shkodër. Nga e tij ambasadori zviceran Graf dha një mesazh të qartë përpara zgjedhjeve lokale të 21 qershorit duke thënë se pushteti vendor duhet të forcohet dhe se duhen parë edhe figurat e ardhshme drejtuese. Ambasadori zviceran dhuroi një thikë zviceriane dhe flamurin simbol të vendit të tij ndërsa kryebashkiaku Luka nga ana e tij i dhuroi një album me fotot e dinastisë Marubi në shenjë mirënjohjeje dhe respekti.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/GoyznR3Je7U” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakPUTIN I DHURON NJË KALLASHNIKOV PRESIDENTIT TË EGJIPTIT
Artikulli tjetërAMBASADORI ZVICERIAN SHOKOHET ME UJËSJELLËSIN