GRAF I MËRZITUR ME NIVELIN E LARTË TË HUMBJEVE DHE FATURIMIN E ULËT. Ambasadori zvicerian Chritoph Graf u shokua dhe u merzit kur dëgjoi nivelin e humbjeve me 67% të ndërmarrjes së ujësjellës

kanalizime, faturimin me 75% apo rënien e prodhimit të ujit me 12%. Nga ana e tij nënkryetari i Bashkisë Ahmet Omi shpjegoi se përqindja më e madhe e humbjev vejn nga abuzimet në komunën Rrethina ndërsa pritet që deri në 2016-ën ajo komunë të ketë një rrjet shpërndarës veçmas e shkëputur nga qyteti. Ambasadori zvicerian Graf u njoh edhe me hapat e fundit të projektit për ujësjellësin e Shkodrës i financuar nga tre qeveri, ajo e Zvicrës, Austrisë e Gjermanisë ku pritet të sjellë përmirësime në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/rFZJyxRgv3c” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakAMBASADORI ZVICERIAN: FORCONI PUSHTETIN VENDOR
Artikulli tjetërTESTIMI I SHËNDETËSISË, PROTESTË NË MALËSINË E MADHE