“Të gjithë sëbashku do të fitojmë sepse ne nuk mund të humbim”.
Kjo është përgjigja e ambasadorit të Zvicrës në Shqipëri Christof Graff i pyetur për ndeshjen më interesante në kampionatin europian të futbollit “Francë 2016” që do jetë mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Nuk u shpreh shumë qartë se për kë do të bëjë tifo Shqipërinë apo shqiptarët që luajnë me Zvicrën por natyrisht dëshiron se skuadra e shtetit të tij dëshiron që të fitojë… “Gjëja më e mirë e kësaj pjese në ndeshjen Shqipëri-Zvicër në kampionatin europian është se ne sëbashku do të fitojmë se ne, Zvicra pra nuk mund të humbim. Është një ndeshje shumë interesante në kampionatin europian të futbollit dhe unë jam shumë kureshtar dhe e pres me shumë dëshirë atë ditë që ta shoh këtë përballje”. Shqipëri-Zvicër në kampionatin europian të futbollit është një prej ndeshjeve që do të marrë vëmendje të madhe për shkak se skuadra zviceriane ka në përbërje të saj shumë shqiptar çka mund të bëjë që stadiumi atë të ditë të jetë kuqezi.