Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin do të zhvillojë një takim me Kryeprokuroren Arta Marku në orën 16:00. Takimi i Markut me ambasadoren e BE do të zhvillohet në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky është takimi i parë i Kryeprokurores Marku me ambasadoren Vlahutin pas marrjes së detyrës.
Që pas marrjes së detyrës së re, Arta Marku ka zhvilluar disa takime me ambasadorët e akredituar në Tiranë. I pari që takoi kryeprokuroren ishte ambasadori i SHBA, Donald Lu, ndërsa më pas ishin përfaqësuesit e vendeve të BE.
SHBA dhe BE vijojnë mbështetjen për institucionet e drejtësisë shqiptare për zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë.