Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim në ditën e saj të parë të punës në ambasadë ka folur për herë të parë në cilësinë e kryediplomates.
Siç njofton ambasada, Kim tha se ndihet e nderuar që është në Shqipëri dhe është e gatshme t’i përvishet punës.
“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në ditën e saj të parë në Ambasadë”, shkruan ambasada amerikane.