Ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka mbërritur në presidencë rreth orës 10:00 të paradites së sotme për të paraqitur letrat kredinciale. Në orën 11:50 Kim do të mbajë në ambasadë fjalimin e parë në cilësinë e kryediplomates së SHBA në vendin tonë.

Kim mbërriti në Shqipëri të mërkurën e kaluar, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.

Artikulli paraprak‘DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT’/ META: S’DUHET TA LEJOJMË TË PËRSËRITET KURRË MË! KRENAR QË SHQIPËRIA I STREHOI
Artikulli tjetërITALI/ZGJEDHJET RAJONALE, FITON QENDRA E MAJTË NË ‘EMIGLIA ROMAGNA’, HUMBIE I FORTE PËR SALVININ