Nga Shkodra ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka vlerësuar pozitivisht arrestimin e gjyqtares së Apelit të Korçës Mimoza Margjeka dhe dy personave të tjerë për korrupsion në sistemin e drejtësisë. Ambasadorja Kim pas një takimi me kryetaren e bashkisë Shkodër Voltana Ademi, u shpreh se SPAK duhet të jetë plotësisht funksional dhe të mos intimidohet nga ata që duan t’i pengojnë në punën e tyre.

Ambasadorja Amerikane dha një mesazh edhe për liderët politik duke thënë se nuk mund t’i largohen përgjegjësive që kan dhe është e sigurtë se do të ketë debate të shëndetshme për të zgjidhur çdo ngërç politik.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese që nuk është formuar ende, ambasadorja Kim tha se kjo nuk është një situatë e pranueshme.

Nga ana e saj kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se pjesë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim do të qëndrojë për dy ditë në Shkodër pë të vizutuar disa pjesë të ndryshme të qytetit.

Artikulli paraprak‘VOLTANA E KA BËRË HYRJEN E SHKODRËS SI ZIMBABVE’, RAMA: TË RRËQETHET MISHI
Artikulli tjetërRAPORTI I “DASH”, META: KONKLUZIONE TRONDITËSE!