Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka bërë një bisedë online me kryebashkiaken në detyrë të Shkodrës, Voltana Ademi të cilën e ka përcjellë me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.
Kryediplomatja amerikane ndan falenderime për Ademin për masat e marra për t’i mbajtur qytetarët shkodranë të sigurt, siç ajo shprehet.
“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë dhe të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të rrimë në shtëpi”, shkruan kryediplomatja amerikane.