Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ndodhet në Kryeministri ku po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja amerikane sapo ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga shefi i maxhorancës. Situata aktuale, reforma zgjedhore dhe nisma të tjera të qeverisë janë në fokus të takimit.
Ky është takimi i dytë i ambasadores amerikane me Ramën në Kryeministri. Kujtojmë se i pari ishte pak minuta para se qeveria të miratonte paketën anti-KÇK.