Ambasadorja e Francës në Shqipëri Catherine Suard deklaroi nga Shkodra se sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE vendi ynë duhet që të bëjë përmirësime të mëtejshme, të vazhdueshme dhe të shpejta. Vizioni i Francës është për një Europë të fortë dhe natyrshëm edhe për një Shqipëri të fortë tha ambasadorja franceze teksa mori pjesë në një aktivitet në fakultetin e gjuhëve të huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Ambasadorja franceze foli edhe për vizitën e saj në Shkodër duke thënë se ka patur takime zyrtare dhe se Franca do mbështesë zhvillimin e turizmit në këtë Rajon dhe disa projekte të tjera të rëndësishme.

Ambasadorja franceze Catherine Suard ndodhet prej 6 muajsh me mision në Shqipëri ndërsa tashmë ka nisur edhe vizitat zyrtare në qytete të ndryshme.

Artikulli paraprakMUAJI I RAMAZANIT NË LEZHË
Artikulli tjetër“VEHBI ISMAILI” PA VËMENDJEN E INSTITUCIONEVE