Për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim të rinjtë kanë aftësinë që të ndihmojnë në të e të ndikojnë në drejtimin e vendit. Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

Në këtë takim Kim ka diskutuar temat më aktuale në vendin tonë siç janë korrupsioni, reforma në drejtësi, integrimi në Bashkimin Europian e mbi të gjitha mbështetjen që SHBA jep për vendin tonë. Kim ka theksuar se kjo kohë është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe nxiti studentët për të marrë parasysh rolin e tyre për ndërtimin e një të ardhme më të ndritur.

“Ambasadorja Kim takoi klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2020-2021. Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar”, shkruan Ambasada SHBA në Tiranë.

Artikulli paraprakRAMA: REFORMA NË SHËNDETËSI, NJË ‘KANTIER’ I MADH, MODERNIZIM DHE AUTONOMI SPITALORE
Artikulli tjetërSTAR TREND – VALENTIN NDOJA DHE LINDITA LUFI “ART’ ZADRIMA”