Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, jep lajmin se Shqipëria ka kaluar rrezikun nga koronavirusi, duke u futur te vendet me rrezik të ulët.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, ambasadorja Kim thekson se nga 7 qershori CDC e ka futur Shqipërinë te vendet me nivel të ulët të Covid-19.
“Që nga 7 qershori, CDC e ka futur Shqipërinë si një vend me “Nivel 1: Niveli i ulët i Covid-19”. Ky është një lajm i mirë për amerikanët, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shqipëri për argëtim ose biznes. Shikoni bashkangjitur për rekomandimet e CDC”, shkruan ambasadorja Kim.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1402277408263319552