Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryeprokurorin Olsian Çela. Diplomatja amerikane i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjatë takimit të tyre të parë sot, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim e uroi Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për zgjedhjen e tij së fundi në detyrën e re dhe premtoi ndihmë teknike të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara, për të ndihmuar Shqipërinë në vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

Ambasadorja Kim nxiti prokurorët që, ndërsa përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriu.

Artikulli paraprakRAMA: STREHIMI I MUXHAHEDINËVE MISION HUMANITAR, QËNDROJMË TË FORTË KRAH SHBA DHE DËBOJMË KEQBËRËSIT
Artikulli tjetërRRITEN APLIKIMET NË FA, XHAÇKA:MUNDËSI E MIRË PËR PËRFITIMIN E NJË PROFESIONI